Shfrenohet Nasim Haradinaj: S’bëhem kondom i asnjë partie, por ndoshta i LDK-së

Shfrenohet Nasim Haradinaj: S’bëhem kondom i asnjë partie, por ndoshta i LDK-së

Nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj ka thënë se do të bëhej pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës nëse veç do ta ftonin.

‘’Unë nuk e kam ndërmend me u ba pjesë e politikës. Nuk e di pse po më bahen sulme kohë pas kohe nashta mendojnë që du me i hi politikës.’’, tha Haradinaj në T7.

I pyetur se a do të shkonte në LDK, ai tha se do e bënte këtë gjë.

‘’’Me m’ftu LDK’ja, me thane po na vynë ni Nasim, nashta isha shku..’’.

‘’Tash per tash, jo kërkund hic. Nëse ban me u shprehë lirshëm, unë nuk jam kondom i asnjë shefi te asnjë partie’’./PERISKOPI/

Shpërndaje në: