Shi i madh në Prishtinë (Foto)

Shi i madh në Prishtinë (Foto)

Para pak minutash, Prishtina është kapluar nga një i rrëmbyeshëm, raporton Periskopi.

Si pasojë, shumë rrugë janë mbuluar nga uji e janë krijuar kolona të gjata.

Shiu i rrëmbyeshëm ka bërë që për pak minuta të zbrasen rrugët e kryeqytetit nga njerëzit e shumtë, të cilët po kërkonin mbulojë nga ky shi.

Ndonëse është krijuar tollovi në komunikacion, nuk është raportuar për ndonjë aksident trafiku./Periskopi

Shpërndaje në: