Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Borsh, arrestohet 29-vjeçari

Shkaktoi aksidentin me dy viktima në Borsh, arrestohet 29-vjeçari

Policia ka arrestuar 29-vjeçarin Myfit Qejvani, drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin me dy viktima në fshatin turistik të Borshit në Shqipëri.

Sipas policisë, ai u ndalua në flagrancë pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të llojit furgon, ku kanë gjetur vdekjen e menjëhershme çifti i bashkëshortëve që udhëtonin me furgon, shtetasit Kastriot Mehmeti, 66 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Donika Mehmeti Proda, 70 vjeçe,raporton Euronews.al, transmeton Periskopi.

I dëmtuar mbeti edhe Petrit Kapllanaj, pasagjer në automjetin me Qejvanin, i cili pësoi vetëm dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai, bashkë me drejtuesin e arrestuar, ndodhen ende në QSUT ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Në vijim të veprimeve për dokumentimin e aksidentit të ndodhur më 30.05.2025, në rrugën e Plazhit, Borsh, ku humbën jetën dy shtetas dhe u plagosën dy të tjerë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi M. Q., 29 vjeç, banues në Vlorë./Periskopi/

Shpërndaje në: