Shkëlzen Maliqi: KFOR dhe NATO negociuan drejtpërdrejt me Beogradin që të ndërpritej konflikti i armatosur në veri

Shkëlzen Maliqi: KFOR dhe NATO negociuan drejtpërdrejt me Beogradin që të ndërpritej konflikti i armatosur në veri

Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi, ka folur në lidhje me përplasjen e armatosur që ndodhi dy ditë më parë mes terroristëve serbe dhe Policisë së Kosovës në veri.

Maliqi tha se kjo ngjarja ka patur mundësi të ishte edhe me tragjike por duke qenë nën mbikqyrjen e KFOR dhe negociatave që janë zhvilluar, ka sjellë tërheqjen dhe ndërprerjen e konfliktit të armatosur.

“Diçka është prit që do të ndodhte në veri. Ka patur edhe paralajmërimeve prej organizatavete të sigurisë më herët, është thënë që po ushtrohen diversantët edhe ndodhi kjo. Ka qenë rast tragjik se ka të vrarë dhe të plagosur dhe ka patur mundesi të ishte një përleshje pak më e madhe por si duket meqë ka qenë nën survejimin e forcave të KFOR dhe ka patur si duket edhe negociata ata janë tërhequr me kohë mos me pas ma shumë viktima dhe kanë shpëtu pelegrinët. Nuk e di a është luajtur për fatin e tyre apo ka patur ndonjë plan tjetër me i masakru dhe me ia ‘ngjit’ fajin Policisë së Kosovës e Kosovës . Është shumë e paqartë, tani shkojnë hetimet, por vetë akti terrorist e ka mobilizu edhe Bashkësinë Ndërkombëtare që tani me qenë më intensive më e ‘prerë’ në iniciativa. Tani u informuam që janë mbledhë krejt emisarët e vendeve kyçe që janë të angazhaur në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe pritet që do të dalin me masa të reja, por cilat do të jenë këto masa ende nuk dihet . Më duket se do të bëhet presion edhe në Beograd edhe në Serbi, Beogradi e ka humbur njëfarë përparësie që kishte gjatë kohës që mundohej të tregohej si palë që e don paqen a në të vërtetë tash po shihet hapur se ose i kanë dërgu ose e kanë dit që po përgatitet një sulm i këtill. Tek ne po shihet një triumfalizëm për Policinë e Kosovës në këtë aksion, policia ka bërë një punë të shkëlqyer por duhet të jenë të vetdijshëm të gjithë se nuk ka punu vetë Policia, ai ka qenë vetëm operativa kurse inteligjencat e huaja, KFOR apo NATO e kanë përcjellë logjistikën dhe kanë qenë afër me intervenu nëse ishte bërë edhe diçka më e madhe plus kanë negociuar me Beogradin me e lehtësu daljen ose ndërprerjen e këtij konflikti” deklaroi Maliqi.

Ai tha se plani i tyre ka qenë me nxit një një konflikt të ashpër ndaj Manastirit dhe pelegrinëve ç’ka do të sillte edhe kryengritjen e serbëve të veriut.

“Gati është e sigurt se është negociu, prej burimeve. Ata i kanë gjithmonë kanalet e komunikimit, drejtpërdrejtë kanë ba presion tek Vuçiqi dhe shihet edhe prej gjirimeve se ia kanë lënë një ‘shteg’ me dal . Edhe dy të plagosur i kanë dërgu në Novi-Pazar, janë shumë gjera që duhet të sqarohen por kryesorja është që një inicidet i tillë ka qenë gati si provokim ose nxitje e luftës. Plani i tyre mendoj ka qenë me nxit një konflikt këtu, me pas ndonjë reagim të ashpër ndaj Manastirit dhe ndaj pelegrinëve që mund të qoheshin në kryengritje serbët e veriut. Ata më duket që s’po ju besojnë me Radojiçiqave dhe Listës Serbe. Kjo ka qenë një përpjekje që me shku edhe më radikalisht që KFOR-i me marrë atë zonë nën mbikqyrje, aty me vlejt Rezoluta 1244 me perspektivë që një ditë ajo autonomia mundet me u pavarësu. Ato janë ëndrra se më duket se nuk do të ndodhin por edhe pala jonë duhet të jetë më e kujdesshme dhe të bashkëpunojë me SHBA-të dhe perëndimin sepse as kjo fitore e dy ditëve më parë nuk do të ishte bërë pa koordinimin e ngushtë. Besoj më në fund edhe kryeministri Kurti e ka kuptu se duhet të jetë vazhdimisht në koordinim me to pra mos të merr masa në krye në vete” deklaroi Maliqi në një intervistë dhënë për Gazeta Blic.

Shpërndaje në: