Shkodran Mustafi me postim shumë të sinqertë pasi u shqelmua brutalisht në fytyrë nga Jamie Vardy

Shkodran Mustafi me postim shumë të sinqertë pasi u shqelmua brutalisht në fytyrë nga Jamie Vardy

Shkodran Mustafi ka reaguar në Facebook, pas barazimit 1-1 të Arsenalit me Leicesterin në “Emirates” mbrëmë.

Jamie Vardy barazoi shifrat në minutën e 84-t, pasi Pierre Emerick Aubameyang kaloi në epërsi londinezët në minutën e 21-të, shkruan Periskopi.

Ndeshja u përshkua nga disa momente kontraverse, teksa Arsenali mbeti me dhjetë lojtarë në fushë nga minuta e 75-të, kur Eddie Nketiah u përjashtua me të kuq.

Një tjetër moment kontravers ishte kur Jamie Vardy shqelmoi brutalisht me thembër në fytyrë Shkodran Mustafin, në një akt që u duk si i qëllimshëm, por VAR dështoi ta rishikonte incidentin.

Frustrimin për mos ndëshkimin e Vardyt e shprehu edhe Mikel Arteta pas takimit, teksa Mustafi tash ka reaguar në Facebook, duke shkruar:

“Nuk ka asgjë më të dhimbshme se të mos fitosh një ndeshje që meriton ta fitosh.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: