Shkoi në një dasmë, hajnat i futen në shtëpi dhe i vjedhin para e stoli ari

Shkoi në një dasmë, hajnat i futen në shtëpi dhe i vjedhin para e stoli ari

Një person ka raportuar në polici se hajnat janë futur në shtëpinë e tij derisa ishte në një dasme.

Viktima thotë se i kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

Njoftimi:

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Banjë , Malishevë 16.08.2025-NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se deri sa ishin në një aheng familjar, kur është kthyer ka vërejtur se të dyshuar të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij përmes një dritare, kanë vjedhur para te gatshme dhe stoli ari. Rasti duke u hetuar./Periskopi/

Shpërndaje në: