Shkoi për dru në mal, rrëshqet dhe humb jetën 69-vjeçari në Klos

Shkoi për dru në mal, rrëshqet dhe humb jetën 69-vjeçari në Klos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos ku një 69-vjeçar ka humbur jetën, pasi shkoi për të prerë dru në mal.

Policia bën të ditur se ai ka rrëshqitur dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 09:40, shtetasi I.D., 69 vjeç, banues në fshatin Dom, njësia administrative Gurë, Klos, dyshohet se, duke prerë dru zjarri në një terren malor, ka rrëshqitur dhe për pasojë, ka humbur jetën”, tha policia, shkruan A2.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti./Periskopi

Shpërndaje në: