Shkup: Ronaldo për pak të rrëzohet nga shkallët e autobusit (Video)
Një video në You Tube tregon momentin e rrëshqitjes nga shkallët, së yllit portugez Cristiano Ronaldo.
Rrëshqitja nga shkallët e autobusit për pak sa nuk ishte fatale për sulmuesin madrilen, duke i shpëtuar dëmtimit një ditë përpara ndeshjes në Shkup.
Futbollisti i Realit e humbi ekuilibrin duke shkelur një tapet në momentin kur po zbriste nga autobusi në qytetin e Shkupit, ku Reali i Madridit do të zhvillojë sot finalen e Superkupës së Europës ndaj Mançesterit.
Për fat të mirë ylli i Realit të Madridit, arriti të mbahet në kohë dhe vazhdoi rrugën me skuadrën e tij.



