Shoigu viziton për herë të parë trupat e tij në Ukrainë

Shoigu viziton për herë të parë trupat e tij në Ukrainë

Një fotografi e publikuar së fundmi ka shfaqur Ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke vizituar vijat e frontit në Ukrainë për herë të parë, shkruan Mirror, përcjell Periskopi.

Shoigu, 67-vjeçar, bëri vizitën e tij të parë në një lokacion ukrainas të pazbuluar për të biseduar me trupat në zonën e luftës dhe për të kërkuar rivendosjen e kontrollit mbi luftën në Ukrainë.

Rusia nuk ka zbuluar vendin, por ka spekulime të mëdha se ai ndodhej në Mariupol, qytet të cilin forcat e tij e kanë kapur nga Ukraina.

Televizioni shtetëror paralajmëroi që Shoigu do të vizitojë edhe qytetet e mëdha të tjera si Kievi dhe Odesa sapo që pushtimi rus të kap qytetet e mëdha ukrainase.

Ministri i Mbrojtjes është një gjeneral lufte që shihet si një pasardhës i presidentit rus, Vladimir Putin dhe vizita e tij është parë si një mesazh i llojit “Unë jam në udhëheqje” në vizitën e tij të parë drejt një zone lufte.

Në mars, Shoigu nuk ishte parë për javë të tëra në kohën e pretendimeve se ai kishte pësuar një sulm në zemër. /Periskopi/

Shpërndaje në: