Shokuese: Dhunohet një vajzë në Lipjan

Shokuese: Dhunohet një vajzë në Lipjan

Një vajzë dyshohet është dhunuar në komunën e Lipjanit, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Në njoftimin e PK-së thuhet se një person ka raportuar në polici se një vajzë është dhunuar.

Njësitet kanë dalë në vend të ngjarjes, si dhe bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

Tashmë është ndaluar i dyshuari.

“Lipjan 23.11.2020 – NN.  Ankuesi mashkull  kosovar (me 24.11.2020-02:00) ka raportuar se dyshohet që viktimën femër kosovare, e ka dhunuar i dyshuari mashkull kosovar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: