Shpend Ahmeti: Mos më shtini me folë se presionin ma të madh për ndërtimet në Badovc e kam pasur nga VV-ja

Shpend Ahmeti: Mos më shtini me folë se presionin ma të madh për ndërtimet në Badovc e kam pasur nga VV-ja

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë sot se ka pasur presion nga Vetëvendosja për lejimin e ndërtimeve në liqenin e Badovcit.

Ai ka thënë është pro anulimit të kushteve të ndërtimit por këtë së pari duhet ta bëjë ministria. Me këtë rast ka nisur polemika me asamblistët e Vetëvendosjes.

Kryetari Ahmeti i është drejtuar asamblistëve të Vetëvendosjes.

“Mos më shtini me fol se presionin ma të madh për këtë lagje e kam pasur nga Vetëvendosja”, ka thënë Ahmeti.

Me këtë rast kanë ndërhyrë asamblistët e Vetëvendosjes, duke i thënë që të flasë.

“Fol. Fol se s’kemi asgjë me fshehë”.

Seanca e jashtëzakonshme për Badovcin po vazhdon akoma ku po kërkohen anulimet e kushteve të ndërtimit në liqenin e Badovcit.

 

Shpërndaje në: