Shpërthejnë tifozët e Liverpool: A do të startojë ndonjëherë Shaqiri?

Shpërthejnë tifozët e Liverpool: A do të startojë ndonjëherë Shaqiri?

Liverpooli publikoi formacionin zyrtare për ndeshjen ndaj Bayern, ndërsa tanimë është bërë e zakonshme që emri i Xherdan Shaqirit të gjendet në bankën rezervë. 

Këtë absolutisht nuk e pëlqejnë tifozët e ‘Të Kuqëve’, të cilët në çdo ndeshje e kritikojnë trajnerin Jurgen Klopp për mos aktivizimin e tij.

Në rrjetin social Twitter (i cili ndër të vetmit po punon pa probleme aktualisht), tifozët e Liverpool kanë shpërthyer me komente negative ndaj Klopp.

”A do të startojë ndonjëherë Shaqiri?”, shkruan njëri prej tyre.


”A luajnë më Shaqiri dhe Fabinho për ne?”, ishte reagimi i çuditur i tifozit të Liverpool.

”Çfarë po ndodh me Shaqirin?”, pyet njëri prej tyre.

Këto janë vetëm disa nga reagimet, teksa nëse në ‘search’ kërkon emri i futbollistit të Zhegrës atëherë kuptohet se sa e dashurojnë tifozët e Liverpool atë.

27-vjeçari ishte sensacion në fillimin e sezonit, por gradualisht ai ka humbur vendin e startuesit dhe besimin e trajnerit Klopp, sidomos në vitin 2019.

Xherdan Shaqiri potencialisht pritet të largohet qysh në merkaton e verës. /Periskopi/

Shpërndaje në: