Shpërthen bombola me gaz në Skenderaj, lëndohet i mituri

Shpërthen bombola me gaz në Skenderaj, lëndohet i mituri

Një incident i rëndë është shënuar sot në Skenderaj, ku një fëmijë ka pësuar lëndime pas shpërthimit të një bombole me gaz.

Rasti ka ndodhur sot pasdite në Aqarevë, ku siç mëson KosovaPress, një 13-vjeçar ka mbetur i lënduar derisa ishte duke ruajtur bagëtinë në fushë.

Sipas raportimeve në media, dyshohet se pronari i një dyqani në këtë fshat kishte ndezur mbeturina, dhe si pasojë e zjarrit ka shpërthyer bombola me gaz.

Mësohet se nga ky shpërthim, ka shkaktuar djegie në fytyrën e fëmijës.

I mituri ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Univeristare në Prishtinë dhe më pas është liruar për në shtëpi.

Policia për rajonin e Mitrovicës nuk ka kthyer ende përgjigje për KosovaPress./Periskopi 

Shpërndaje në: