Shpërthen bombula e gazit, dy të plagosur

Shpërthen bombula e gazit, dy të plagosur

Policia tha se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Cudhi, Krujë, ku ka shpërthyer një bombël gazi në banesën e shtetasit G.M. 50 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi G.M. i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën dhe djali i tij, shtetasi M.M. 11 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë pa probleme.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se shpërthimi ka ndodhur aksidentalisht sipasojë e rrjedhjes së gazit./Opinion/

 

Shpërndaje në: