Shpërthen humori te kombëtarja shqiptare: Panucci u shpërndan ‘shtosa’ lojtarëve

Shpërthen humori te kombëtarja shqiptare: Panucci u shpërndan ‘shtosa’ lojtarëve

Trajneri i Kombëtares Christian Panucci u shfaq shumë i ashpër në konferencën për shtyp, teksa është shprehur se shqiptarët do ta mbajnë mend për seriozitetin që do të tregojë.

Por trajneri italian është shfaqur krejt ndryshe në hotelin ku po qëndrojnë, teksa nuk ka munguar humori me futbollistët gjatë darkës.

Ndihmësi i italianit dhe dy prurjet e reja, Ivan Balliu dhe Valon Ahmedi kanë dhuruar spektakël duke kënduar këngë të ndryshme dhe duke i argëtuar futbollistët.

 Kombëtarja shqiptare është grumbulluar për dy ndeshjet e radhës ndaj Lihtejnshtejnit dhe Maqedonisë.

 

https://vid.me/OjenJ

 

https://vid.me/jNgnK

 

https://vid.me/YWFxw

 

 

 

Shpërndaje në: