Shpërtheu në lot, e dashura e CR7 vjen me një tjetër reagim në rrjetet sociale
Lotët e saj bënë bujë në media mbrëmjen e djeshme, pas golit të tretë të Cristiano Ronaldos, që solli edhe përmbysjen e madhe ndaj Atletico Madridit.
Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, partnerja e portugezit, Georgina Rodrigez, i ka kushtuar disa rreshta heroi të “Zonjës”, duke i shprehur se bota e futbollit është e tij.
“Këtë 3-0 nuk e vjedh askush. Ti e meriton, jo për 3 golat sonte. Ti e meriton për përkushtimin tënd, për atë që sjell në një klub kudo ku shkon. Je një drejtues për shokët e skuadrës, për trajnerin dhe për të gjithë që të admirojnë dhe mbështesin çdo ditë.
“Karma ekziston. Zoti e di, Zoti ta dha ty, sepse bota e futbollit është e jotja. Të duam. Kristianito, Mateo, Eva, Alana, Xhorxhina.” – shkruan partnerja e Ronaldos në Instagram.




