Shqetësime për sigurinë gjatë ‘Euro 2016’

Shqetësime për sigurinë gjatë ‘Euro 2016’

Pak muaj para se të nisë “Euro 2016” në Francë autoritetet ngrenë pikëpyetjen për sigurinë në stadiume, pasi sulmet terroriste sa vijnë dhe po shtohen.

Drejtori i UEFA-s për Europianin Martin Kallen ka thënë se rreziku nga terrorizmi ekziston dhe se lidhur me këtë po ndërmerren masa.

Ai shpjegoi për “Bild Sport” se pavarësuisht masave të marra asnjëherë nuk mund të ndalohen 100 për qind sulmet terroriste, përcjell “Albeu.com”.

Kallen shpjegoi se Europiani nuk ka ndonjë rrezik specifik, por se nisur nga ajo që ndodhi në ndeshjen Francë – Gjermani, duket se rreziku është tejet i lartë.

Në garën e këtij viti në Francë, për herë të parë do të marrë pjesë edhe Kombëtarja shqiptare që gjendet në Grupin A së bashku me nikoqirin, Zvicrën dhe Rumaninë.

Shpërndaje në: