Shqipëri: Mbërrijnë edhe dy avionë me afganë

Mëngjesin e së dieles në Aeroportin e Rinasit kanë mbërritur edhe dy avionë me afganë, mes tyre ka edhe fëmijë.

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Avioni i parë mëngjesin e sotëm zbriti në orën 3:50 dhe u prit nga zëvendësministrja e Jashtme, Megi Fino.

Ai kishte 154 pasagjerë në bord, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës, raporton Top-Channel.

Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani, me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë.

182 personat e mbërritur sot çojnë në 417 nr e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani.

Shpërndaje në: