Shqipëri: Rritet çmimi i naftës

Periskopi.com Lajme

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka caktuar çmimet e reja për shitjen e hidrokarbureve.

Duke nisur nga kjo e enjte nafta do të shitet 221 lekë [1.87 euro] për litër, duke u rritur me 5 lekë.

Benzina do të shitet me 202 lekë [1.7 euro] për litër, ndërsa çmimi i shitjes së gazit të lëngshëm do të jetë 80 lekë [0.68 euro] për litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 11 gusht ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

“Vendimet e Bordit të Transparencës të datës 11 gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran të datës 10.08.2022, ku benzina u rrit me 23 dollarë/ton dhe Gazoili u rrit me 45 dollarë/ton nga data 08.08.2022”, thuhet në njoftimin e Bordit.