Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në procesin e anëtarësimit në BE
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tjerë, të hënën paraqitën një panoramë e negociatave me Bashkimin Evropian.
Ministër Shteti dhe Kryenegociatore, Majlinda Dhuka, ka deklaruar gjatë mbledhjes se deri më tani Shqipëria ka marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave me BE-në, shkruan Top Channel.
Ndër të tjera Dhuka shtoi se në vitin 2026 planifikohet të mbyllen deri në 16 kapituj për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Shqipëria ka marrë deri më tani mbështetjen e BE-së, por deri në 2027, edhe deri në fund të dekadës ka shumë punë për t’u bërë. Shqipëria ka marrë vlerësimin pozitiv të Komisionit Evropian. Nga Shqipëria presin me durim edhe vlerësimin e vendeve anëtare dhe jemi të gatshëm të plotësojmë kërkesat e veçanta që mund të vijnë edhe nga vendet anëtare”.
“Ndryshe e thënë 92 pika të veprimit strategjik. Shqipërisë i janë dhënë kushtet për mbylljen e negociatave për 31 nga 33 kapitujt e BE. Deri tani Shqipëria ka marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave, pasi ka mbyllur 24 kushtet e ndërmjetme. Parashikojmë ose kemi ambicie të madhe, që Brenda vitit 2026 të jemi gati teknikisht me kushtet për 12-16 kapituj, dhe brenda 2027 me kapitujt e mbetur, duke ndarë pak a shumë peshën e punëve”, u shpreh ajo./Periskopi



