Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë përfshirje në dialogun Kosovë-Serbi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë përfshirje në dialogun Kosovë-Serbi

Në këtë proces, sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, duhet të ketë një zgjidhje gjithëpërfshirëse, ku përmes parimit të reciprocitetit të trajtohen të drejtat e pakicave në mënyrë simetrike.

Mustafi thotë se shqiptarët në Luginën e Preshevës i janë nënshtruar një diskriminimi sistematik nga autoritetet serbe.

“Ajo çfarë për ne është e rëndësishme, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të trajtohet çështja e Luginës së Preshevës. Këtë e ka bërë deri më tani dhe shpresojmë se hapat e tjerë në qasje sa programatike, po aq sistematike të gjendet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që nënkupton përfshirjen edhe çështjes politiko-juridike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Për ne është e rëndësishme reciprociteti. Përmes reciprocitetit nënkuptohet barazia dhe ajo nënkupton trajtimin e të drejtave të pakicave në mënyrë simetrike”, theksoi ai.

Shpërndaje në: