Shqiptari hakmerret pas 14 vitesh: 41-vjeçari përplas për vdekje me veturë vrasësin e babait

Shqiptari hakmerret pas 14 vitesh: 41-vjeçari përplas për vdekje me veturë vrasësin e babait

Shkaku i aksidentit të djeshëm në të Durrësit, i  konsideruar i paqëllimshëm është zbuluar ditën e sotme nga policia.

Autori i ngjarjes Myslim Istrefi ka përplasur për vdekje Shaqir Estrefin, duke u hakmarrë për babanë e tij pas 14 vitesh. 41-vjeçari në gjendje të dehur duke drejtuar makinën e tij tip “Fiat” përplasi për vdekje 57-vjeçarin, i cili po udhëtonte në këmbë. Estrefi  mundi të mbijetonte prej plagëve të marra nga përplasja.

Sipas policisë, autori, pas 14 vitesh, përplasi për vdekje Shaqir Estrefin për motive hakmarrje, pasi babai i viktimës, Q.E., në vitin 2006 vrau babain e të dyshuarit, Z.I.

Mbi 41-vjeçarin e arrestuar ditën e djeshme  rëndojnë akuzat  “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shpërndaje në: