Shtatë persona gjenden të vdekur pas rrëzimit të avionit në Itali

Shtatë persona gjenden të vdekur pas rrëzimit të avionit në Itali

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e shtatë personave, të vrarë në një përplasje helikopteri në Itali, thanë autoritetet lokale të shtunën, dy ditë pasi avioni u zhduk nga ekranet e radarëve.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, helikopteri ishte nisur të enjten nga Lucca në Toskanë dhe po shkonte drejt qytetit verior të Trevisos kur humbi në mot të keq në një zonë të largët.

“Ekipet e shpëtimit kanë gjetur të vdekur shtatë pasagjerët e helikopterit, katër të turqve dhe dy të të kombësisë libaneze, të cilët ishin në një udhëtim pune në Itali. Si dhe pilotin italian”, tha zyra e prefektit në qytetin e Modenës.

Helikopteri u gjet në një zonë malore në kufirin midis Toskanës dhe rajonit Emilia Romagna, thuhet në deklaratë.

Prokurorët kanë rrethuar zonën në kuadër të hetimeve për ngjarjen.

“Ne morëm koordinatat, shkuam në vend dhe gjetëm gjithçka të djegur. Helikopteri është në thelb brenda një lugine, pranë një përroi”, tha një shpëtimtar në një video të postuar në llogarinë e Forcave Ajrore Italiane në Twitter.

Biznesmenët turq punonin për Eczacibasi Consumer Products, një degë e grupit të madh industrial turk Eczacibasi (ECZYT.IS). Ata kishin marrë pjesë në një panair të teknologjive të letrës në Itali, tha kompania në një deklaratë.

Helikopteri ishte një Koala AW119 i prodhuar nga grupi i mbrojtjes Leonardo (LDOF.MI), tha një person i afërt me çështjen për Reuters.

Agjencia e lajmeve ANSA raportoi se ishte në pronësi të kompanisë së transportit dhe mirëmbajtjes aeronautike Avio Helicopters, me bazë në Thiene, në Italinë veriore.

Shpërndaje në: