Shtatë të vdekur dhe tetë të plagosur nga një aksident i rëndë në Greqi

Shtatë të vdekur dhe tetë të plagosur nga një aksident i rëndë në Greqi

Një aksident i rëndë me shtatë viktima dhe gjashtë të plagosur ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në Greqi.

Mediat greke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në përroin Egnatia Odos nga Komotini në Ksant, ku një automjet me pasagjerë i drejtuar nga një moldav ka dalë nga rrugë.

Sipas informacioneve, makina që po lëvizte me shpejtësi të tepërt në Egnatia ka rënë në Lasmos. Ekipet e shpëtimit të mbërritur në vendngjarje nxorën nga rrënojat shtatë të vdekur dhe gjashtë të plagosur rëndë  që ndodhen  në spitalin e Komotinit dhe dy të tjerë të lënduar më lehtë u dërguan në spitalin e Ksantisë.

Shpërndaje në: