Shtëpia e Bardhë ndan pamje dhe foto nga nënshkrimi i kartës së Bordit të Paqes

Shtëpia e Bardhë ndan pamje dhe foto nga nënshkrimi i kartës së Bordit të Paqes

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një fotografi nga ceremonia e nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes, ku Kosova figuron si anëtare themeluese.

Në fotografi, krah presidentit amerikan Donald Trump, shfaqet edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“President i paqes”, ka shkruar Shtëpia e Bardhë krahas fotos.

Në postimin tjetër të Shtëpisë së Bardhë, thuhet se Trump ka dhënë një mesazh të fuqishëm nga Davos.

‘’Me botën që po e vëzhgonte, Presidenti Donald J. Trump dha një mesazh të fuqishëm nga Davosi: Amerika është e FORTË. Ekonomia jonë po ringjallet me vrull. Shtetet e Bashkuara po UDHËHEQIN sërish’’, thuhet aty./Periskopi

Shpërndaje në: