Shtetases së huaj i vjedhin 10 mijë euro brenda banesës në Prishtinë
Një grabitje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, një shtetase e Kolumbisë ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me armë dhe ia kanë grabitur 10.000 euro para të gatshme, raporton Periskopi.
Rasti është duke u hetuar dhe deri më tani nuk ka të arrestuar.
“Rr. “Halil Alidemaj”, Prishtinë 10.11.2025 – 20:00-20:40. Viktima femër shtetase e Kolumbisë ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me armë dhe ia kanë grabitur 10.000 euro para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, bën të ditur policia.



