Shtetasi kroat rrahë shtetasen kosovare në Gjilan, e bën për spital

Shtetasi kroat rrahë shtetasen kosovare në Gjilan, e bën për spital

Një shtetas kroat është arrestuar në Ranilluk të Gjilanit përgjatë ditës së djeshme nën dyshimin se ka rrahur një grua me nënshtetësi kosovare.

Lajmi u bë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë, derisa bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Ranilluk, 17.01.2022-20:20.Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Kroacisë pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: