Vdes aktori i ‘Game of Thrones’, Michael Patrick
Aktori Michael Patrick ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e neuroneve motorike.
Lajmi i trishtueshëm u konfirmua nga bashkëshortja e tij Naomi Sheehan.
Ajo shkroi në Instagram se ajo dhe të dashurit e tij janë të shkatërruar nga humbja e madhe.
Në një homazh prekës për bashkëshortin e saj, të cilin e quante me dashuri “Mick”, ajo e përshkroi atë si një “gjigant me flokë të kuq” dhe një “frymëzim”. “Ai jetoi një jetë të mbushur plot me gëzim, forcë shpirti dhe një të qeshur ngjitëse”, tha ajo./Periskopi
View this post on Instagram



