Shukri Buja: Arsimi prioritet, për shkolla më të mira dhe kushte më cilësore

Shukri Buja: Arsimi prioritet, për shkolla më të mira dhe kushte më cilësore

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit është takuar me mësimdhënës.

Ai ka thënë se mësimdhënësit janë në pritje të kryetarit për shkolla më të mira, arsim cilësor e kushte më të mira pune.

“Mësimdhënësit në pritje të Kryetarit. Për shkolla më të mira, për arsim më cilësor, për kushte më të mira pune për punonjësit e arsimit.  Për shkolla, çerdhe dhe kopshte të reja”.

“Për një arsim që është lehtësim dhe jo barrë për familjet, duke mbuluar koston e shujtave ditore, transportit për nxënës dhe bursave për nxënësit e suksesshëm. Prandaj, ejani me ne, me PDK-në dhe programin tim për sektorin e arsimit. Ejani me ne sepse fitorja është e jona”, ka thënë Buja. /Periskopi/

Shpërndaje në: