Shukri Buja: Gjatë mandatit tim Lipjani do të ketë ujë të pijshëm

Shukri Buja: Gjatë mandatit tim Lipjani do të ketë ujë të pijshëm

Shukri Buja kandiati i PDK`së për Lipjanin ka premtuar se me ardhjen e tij në pushtet, Lipjani do të ketë ujë të pijshëm, raporton Periskopi.

Ai ka thënë se priroritet kryesor gjatë mandatit të tij do të jetë zgjidhja e këtij problemi jetik.

Njoftimi i plotë:

Mungesa e ujit të pijshëm është problemi më i madh me të cilin përballen shumë fshatra të Lipjanit.
Kjo gjendje duhet të marrë fund!
Sot, në takimin me menaxhmentin e zyres së Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit në Lipjan, shpalosa vizionin tim për zgjidhjen e këtij problemi jetik.
Në mandatin tim, ndër prioritet kryesore do të jetë sigurimi i ujit të pijshëm për çdo shtëpi dhe çdo familje në Lipjan.
Bashkë do ta kthejmë Lipjanin në vendin ku jetohet me dinjitet!

Shpërndaje në: