Shqetësuese nga raporti i pandemisë: Pas shumë kohësh, regjistrohet një vdekje

Shqetësuese nga raporti i pandemisë: Pas shumë kohësh, regjistrohet një vdekje

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të gjendjes me pandeminë në vend. Që prej një kohe të gjatë, sot është shënuar një rast vdekjeje nga koronavirusi në Kosovë.

Numri i personave të infektuar me koronavirus është 424 në 24 orët e fundit.

Njoftimi i plotë nga Ministria:

2 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 22.871 doza përforëcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Nga 6.360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 2.992.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Shpërndaje në: