“Shumica e të infektuarve me linë e majmunëve janë burra”

“Shumica e të infektuarve me linë e majmunëve janë burra”

Të dhënat e reja kanë zbuluar se rreth 99 për qind e rasteve të lisë së majmunëve në Mbretërinë e Bashkuar janë te burrat, aty ku sot u konfirmuan 43 raste të reja, duke e çuar numrin total në 366.

Një raport nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se 81 për qind e të infektuarve jetojnë në Londër.

Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar ishte mosha 38-vjeçare, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët shëndetësorë bënë intervista dhe zbuluan se 151 nga 152 burrat e intervistuar u identifikuan si homoseksualë, biseksualë ose burra që kryenin marrëdhënie seksuale me gjininë e njëjtë.

Lia e majmunëve nuk konsiderohet si një infeksion seksualisht i transmetueshëm, megjithatë, të dhënat sugjerojnë se kjo është mënyra kryesore e përhapjes së virusit.

Shpërndaje në: