Si dështoi Kuvendi të votojë emërimin e anëtarëve të OSHP-së

Si dështoi Kuvendi të votojë emërimin e anëtarëve të OSHP-së

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i votojë propozimet e qeverisë për anëtarë të Organit Shqyrtues të Prokurimit, raporton KTV.

Pa opozitën e pa gaz lotsjellës, vazhdimi i seancës zgjati vetëm pak minuta e partitë në pushtet dështuan të votojnë anëtarët e bordit të OSHP-së, si njëri nga 8 kushtet për liberalizimin e vizave.
Emra me kredibilitet moral e profesional për OSHP-në kërkoi deputeti i ri i PDK-së, Avdyl Imeri. 75 deputetë ishin në sallë, por vetëm 43 votuan për herën e parë, ndërsa në tentimin e dytë 40 për 1 kundër dhe 1 abstenim. Fare në votim nuk kanë marrë pjesë deputetët e LDK-së, këtë e tregon edhe votimi elektronikm raporton KTV .

Kohavisioni merr vesh se arsyeja e mosvotimit të LDK-së ishte mospërzgjedhja e Agim Shalës për të qenë pjesë e bordit të OSHP-së. Deputetët janë të lirë të vendosin për votë, u ka thënë gazetarëve pas seancës 5 minutëshe shefi i deputetëve të PDK-së, Adem Grabovci.
Ai ka kërkuar nga Qeveria që të sjellë sa më shpejt emrat dhe ata të jenë me kredibilitet.

Nga aty ai e shfrytëzoi rastin t’i bëjë thirrje opozitës që t’i kthehen Kuvendit e seancave normale.
Pas më shumë se 6 muajsh, kjo ishte seanca e parë e rregullt e Kuvendit që nuk u pengua nga opozita. AAK-ja ka vendosur të bojkotojë punën për këtë mandat, e Vetëvendosje do të marrë vendim për çdo seancë.

 

Shpërndaje në: