Si mbetën veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale?

Si mbetën veteranët e UÇK-së jashtë pagës minimale?

U.d. i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar se nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku si pikë është përsëri miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit, sipas tij, ky pushtet po do që t`i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale.

Ai ka sqaruar deklaratën e mëhershme që u ka bërë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Kam bërë thirrje deputetëve që të mos bien pre e një qeverie të papërgjegjshme, e cila shkel ligje dhe vendime të Gjykatës Kushtetuese, qeveri e cila deklarativisht thotë se ëshë për UÇK , por që faktikisht po vepron kundër saj, një qeveri e cila, siç po shihet me kryeneqësinë e Kryeministrit, është duke na çuar drejt një përplasjeje që nuk e dëshirojmë as ne”, tha Klinaku në RTK.

Ai i konsideron zyrtarët qeveritarë si mashtrues, sepse, shton ai, mashtrojnë kur thonë që është fshi neni 18 i ligjit bazik.

“Pra, nëse është fshi, pse nuk ua ndalojnë veteranëve pensionet dhe pse po propozojnë për ndryshim ligjit, sepse, nëse fshihet ky nen pse po propozojnë për ndryshim ligjit, ngase nëse fshihet neni me ligjin, i cili nuk është në fuqi, nuk kanë nevojë të propozojnë ndryshim ligjit që nesër këta po propozojnë ta miratojnë”, deklaroi Klinaku.

Ai sqaroi se ligjit bazik nuk është funksional,sepse, sipas tij, nuk ka gjetur zbatim, ngase nuk është bërë kategorizimi, “bile nuk është formuar as kommision për këtë çështje”.

“Këta nu mund ta bëjnë kategorizimin e as pastrimin e listave të veteranëve, sepse dosjet janë në gjykatë, kot del ligji në fletën zyrtare”, sqaroi Klinaku.

Klinaku kritikoi zyrtarët institucionalë për zvarritjen e kësaj çështjeje, sepse, sipas tij, interesi i tyre është vetëm vota.

“Ne i bëjmë thirrje pushtetit, por edhe pakicave, që janë në bashkëqeverisje, si edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e miratojnë ligjin, të mos e mbështesin Qeverinë, se ndryshe do t’i bartin pasojat vet këta”, theksoi Klinaku.

Ai më tej shtoi se në protestat e ardhshme do të mbahen në tenda dhe do të qëndrojmë nat e ditë.

Ndërsa lidhur me vizitën e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, që do të realizojë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Klinaku tha se edhe kjo është një lloj hipokrizie, ngase, siç tha ai, kryeparlamentari ka votuar ligjin që heq veteranët e luftës nga paga minimale, në njërën anë, e në anën tjetër të shkojë të vizitojë veteranët e luftës në Hagë.

Në vend të këasaj këta do të duhej të punonin me ndërkombëtarët që t’u dalin në ndihmë atyre atje, sepse po u shkelin të drejtat elementare të njeriut.

Shpërndaje në: