Si nisi dhe si përfundoj protesta e sotme në Zveçan

Si nisi dhe si përfundoj protesta e sotme në Zveçan

Kronologjia si nisi dhe përfundoj protesta e sotme në Zveçan. Ku për pasojë rreth 30 ushtarë të KFOR-it u lënduan nga gjuajtjet me koktej molotovi, shok bomba, nga qindra serb të maskuar.

Gazetar të kërcënuar, ku përveç dëmeve materiale të veturave janë fyer e kërcënuar nga persona të maskuar.

Tubimi i qytetarëve serbëve para objektit të Komunës së Zveçanit filloj nga orët e para të mëngjesit të ditës së hënë.

Prirës të protestës ishin krerët e listës Serbe, Goran Rakiq e Igor Simiq. Gjatë tërë kohës kanë negociuar me komandantin e KFOR-it, me kërkesat që të largohen të gjitha njësitë speciale të policisë së Kosovës, gjegjësisht  njësitit operativ Rosu nga Komuna e Zveçanit.

Persona të maskuar kryesisht të moshave të reja, gjatë tërë ditës janë parë duke u mobizluaur përreth zonës ku ndodhej objekti i komunës së Zveçanit dhe ku zhvillohej protesta.

Nuk rezistuan , të maskuarit thyen kordonin e KFOR-it dhe filluan gjuajtjet ndaj pjestarëve të KFOR-it, për pasoj mbetën të lënduar rreth 30 paqëruajtës te KFOR_it.

Prania e madhe e gazetarëve vendor dhe serb që kishin ardhur nga Serbia, enkas për ti përcjellë protestat e sotme ishin në rrezik nga banda të paidentifikuara.

Gazetarët serbë kishin informata se në Zveçan do të eskaloi situata dhe se janë të kërcënuar me jetë. Me të marrë këtë informatë , gazetarët kosovarë kanë kontaktuar me juristen e të drejtës së medias Flutura Kusari e cila pas një intervenimi shumë të shpejtë me prestarë të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës u kanë ofruar mbrojtje të gjithë gazetarët që u ndjenë të rrezikuar. Kjo mbrojtje iu është ofruar të gjithë gazetarëve pa dallim, etnie, gjinie ..

Shumica e gazetarëve, kameramanëve janë marrë nën mbrojtje të policisë dhe pas qetësisë së situatës ata kanë dal përsëri në vendin e ngjarjes e që pas më pak se 2 orë , grupe të armatosura kanë filluar të sulmojnë pjesëtarët e KFOR-it me koktej molotovi, gjuajtje me armë, shok bomba dhe shufra të hekurta.

Lista serbe po e kundërshton çdo formë zgjedhjen e kryetarëve shqiptarë në katër komuna të banuar me shumicë serbe. Në shenjë pakënaqësie ata nga e premtja kanë protestuar para objektet e këtyre komunave, duke iu pamundësuar kryetarëve të sapo zgjedhur hyrjen në objekte.

Lista serbe i ka bojkotuar këto zgjedhje.

Shpërndaje në: