Si paragjykohen shqiptarët në Britani? Shihni këtë video të tmerrshme

Si paragjykohen shqiptarët në Britani? Shihni këtë video të tmerrshme

Vitin e kaluar, futbolldashësit evropianë ishin skandalizuar kur kishin parë dy futbollistët e Arsenalit të Londrës, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac, derisa përlesheshin me një grup mafioz afër një restoranti në Londër. Ndërkohë, për çdo javë e nganjëherë çdo ditë, në kryeqytetin britanik shpërthen dhuna me të vrarë e të lënduar. Dhe kjo duket se po çon edhe në paragjykime raciste. 

Ozil dhe Kolasinac doli të mos ishin aq të pastër nga përleshja që kishte ndodhur. Kishte dyshime se ata ishin të mbrojtur nga një bandë rivale gangsterësh në Londër që mendohej të ishte turke.

Kanali UK Plug ka bërë një listë të pesë “nacionaliteteve” më të rrezikshme në Britani të Madhe, edhe pse një publikim i tillë është fund e krye racist, shkruan Periskopi.

Mes pesë ‘nacionalitetesh’ të rrezikshme, janë futur edhe shqiptarët të cilët e mbajnë (sic) vendin e parë.

“Gangsterët shqiptarë janë bërë “lojtarët” domunies globalë në industrinë e tregtisë së drogës në Britani,” shkruhet në arsyetimin e kësaj faqeje.

Sipas tyre, ata kontrollojnë një pjesë prej 5 miliardë dollarësh të tregtisë së kokainës.

“Ata (shqiptarët” raportohet se kryjnë vrasje me pagesë prej 15 mijë e deri në 100 mijë funte.”

Shpërndaje në: