Si po e ruan Shkurte Fejza nusen e djalit? (Foto)

Si po e ruan Shkurte Fejza nusen e djalit? (Foto)

Këngëtarja Shkurte Fejza ka tri vajza dhe një djalë të vetëm, Arbrin, i cili është i fejuar dhe siç thuhet së shpejti edhe do të martohet, shkruan “Kosovarja”.

Me gjasë edhe dasma e djalit të këngëtares Shkurtë Fejza do të bëjë bujë mediatike, si ajo e djalit të Shyhretes.

Shkurta, ndryshe nga Shyhretja, nuk e ekspozon shumë renë e saj, nuk fotografohet e nuk ka marak të flasë shumë për të, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja po e ruan privatësinë e të fejuarës së djalit dhe nuk e përzien aty ku nuk e ka vendin.

Thuhet se raportet nuse-vjehërr janë të shkëlqyera dhe se ndër tjerash reja e Shkurtes shkon shumë mirë edhe me kunatat, me të cilat shihet më shpesh, shkruan “Kosovarja”

Shpërndaje në: