Si të kujdeseni për produktet tuaja të grimit gjatë verës

Si të kujdeseni për produktet tuaja të grimit gjatë verës

Produktet e grimit nuk rrojnë përgjithmonë. Që të kenë rezultat dhe të jenë 100% të sigurta duhet t’i rinovoni shpesh dhe të kujdeseni ku i ruani, në mënyrë që të mos prishen para kohe.

Ne ju sugjerojmë disa këshilla për to. 

Mbaji produktet kozmetike larg nga dielli dhe nga vapa.

Temperaturat e larta mund të dëmtojnë përbërjen e tyre dhe t’i bëjnë të rrezikshme për lëkurën tënde.

Mos i ndani furçat as me motrën tuaj, thjesht kjo për arsye higjienike, shumë sëmundje të lëkurës që ju mund të mos i dini, përhapen nëpërmjet furçave dhe lapsave, që gjithashtu mund t’ju shkaktojnë alergji.

Përveç kësaj ato mbledhin shumë shpejt baktere. Kujdesuni që t’i lani shpesh me ndonjë produkt të veçantë pastrues ose me alkool.

Në një gjë duhet të keni kujdes, të gjitha produktet e grimit maximum mund t’i përdorni deri në 1 vit, varësisht nga afati i tyre. Kujdesuni që ta kontrolloni afatin e tyre dhe t’i ndërroni sa herë të jetë nevoja!

Shpërndaje në: