Si të shmangni infeksionet vaginale këtë verë
![Si të shmangni infeksionet vaginale këtë verë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2017/07/15c6a0c8aa0c7e10026dfc282841e5bc_L.jpg)
Edhe stina e verës ka anën e saj të keqe.
- Ndërrojini sa më shpejt rrobat e banjës të lagura
Ndërrojini sa më shpejt rrobat e lagura të banjës apo veshjet e palestrës me djersë. Sa më tepër lagështirë, aq më të shumta janë shancet të prekeni nga një infeksion vaginal.
- Vishni funde/fustane
Fundet dhe fustanet lejojnë ajrin të qarkullojë, duke lejuar zonën intime të qëndrojë e freskët dhe e thatë. Në përgjithësi veshjet e lehta dhe të lirshme janë më të mira për të njëjtat arsye dhe pambuku është materiali ideal.
- Qëndroni larg dusheve vaginale
Kjo këshillë vlen për të gjitha stinët, duke qenë se dushet vaginale vrasin bakteret e dobishme dhe shtyjnë ato të padobishme drejt mitrës. Veçanërisht gjatë verës, praktikimi i dusheve vaginale mund t’ju ekspozojë më shumë ndaj infeksioneve.