Sigurimet shëndetësore, shpresa e ministrit për listën e barnave esenciale

Sigurimet shëndetësore, shpresa e ministrit për listën e barnave esenciale

Ai, duke komentuar ikjen e mantelbardhëve në vendet e BE-së, tha se ikja e të rinjve është trend botëror dhe i vështirë për ta ndaluar ngase ata kërkojnë jetë më të mirë.

Temë diskutimi në këtë interpelancë me të rinjtë ishin edhe problemet e hasura për studentët që studiojnë mjekësinë, fushat të cilat mund të participojnë të rinjtë për të ngritur nivelin e shërbimeve shëndetësore dhe tema tjera për sektorin publik shëndetësor në Kosovë, raporton KP.

Ministri Rrahmani tha se sektori i shëndetësisë është sektori më problematik, por që sipas tij, janë të përkushtuar mjaft në përmirësimin e këtij sektori.

Ai tha se rinia sot zë vend të veçantë në sektorin e shëndetësisë për një popullatë më të shëndoshë. Rrahmani ka njoftuar senatorët për investimet që janë duke u bërë në sistemin e shëndetësisë, por ky sektor do edhe reformim.

Rrahmani, duke iu përgjigjur pyetës së senatorit Leurent Mekaj për furnizimin e repartit të Enkologjisë me citostatikë, tha se muaji tetor ishte muaj i ndërgjegjes për trajtimin e kancerit të gjirit. Rrahmani tha se furnizimi me citostatikë ka qenë brengë, por sipas tij, në këto dy vitet e fundit ka pasur përmirësim për furnizim, ku sipas ministrit, nevojat me citostatikë janë plotësuar 90 për qind dhe deri në vitin e ardhshëm kjo do të sigurohet 100 për qind.

Senatorët ishin të interesuar edhe për funksionimin e Odave profesioniste shëndetësore.

 

Shpërndaje në: