Sikur një person i dashur po vdes para syve tuaj – Hillary Clinton, Dua Lipa, Ivanka Trump për Notre Dame

Sikur një person i dashur po vdes para syve tuaj – Hillary Clinton, Dua Lipa, Ivanka Trump për Notre Dame

Hillary Clinton, Dua Lipa, Ivanka Trump dhe shumë figura të njohura botërore, kanë reaguar për fatkeqësinë që mbuloi sonte Francën, ku katedralja ikonike Notre Dame u përfshi nga zjarri, shkruan Periskopi. Dailymail në artikullin ku ka publikuar dhjetëra reagime të figurave të njohura botërore, ka future në listë emra si Hillary Clinton, Dua Lipa, Ivanka Trump, me titullin “Sikur një person i dashur po vdes para syve të tu”.

Në mesazhin e Hillary Clinton thuhet:

“Zemra ime është me Parisin. Notre Dame është symbol i përpjekjes së njerëzore për bashkim, për një qëllim më të lartë – për të ndërtuar hapësirat e rrënuara që asnjë person s’ka mundur t’i ndërtojë. Shpresoj që Franca  të jetë e fortë.”,shkruan ajo përcjell dailymail.

“Kaq shumë histori po rrënohet para syve tonë. Zemërthyer për Notre Dame”, shkruan Dua Lipa, përcjell dailymail.

Në mesin e qindra personave që kanë reaguar në botë, janë edhe zëvendëspresidenti Mike Pence, Ivanka Trump e të tjerë./Periskopi/

Shpërndaje në: