Simeone flet për Suarezin, tregon synimin që i ka vendosur

Simeone flet për Suarezin, tregon synimin që i ka vendosur

Atletico Madrid do të rikthehet në kampionatin spanjoll. Ekipi madrilen do të luajë ndeshjen e parë për sezonin e ri kundër Granadas, prej orës 16:00. Numri një i stolit foli nga konferenca për shtyp për sfidën, por dhe për merkaton.

Nuk e kishim të thjeshtë ta zëvendësonim siç duhet Moratën, por numrat e Suarez flasin vetë… Shpresojmë që ta ndihmojmë dhe të vazhdojë të shënoja kaq shumë gola.

“E kuptuam se mënyra e vetme për t’u përmirësuar pas largimit të Moratës, ishte të gjenim një sulmues që do të na siguronte më shumë gola se në sezonin e kaluar“, – tha Simeone duke çuar menjëherë pritshmëritë për uruguianin.

Shpërndaje në: