Sinjali: Hajnat vjedhin stoli dhe kartela bankare në shtëpinë e ministres Hajdari

Sinjali: Hajnat vjedhin stoli dhe kartela bankare në shtëpinë e ministres Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka qenë cak i vjedhjes në orët e mëngjesit të së dielës, në banesën e saj në rrugën “Vicianum” në Prishtinë.

Kështu po raporton Sinjali me burime, sipas të cilave hajni që u fut në banesën e ministres Hajdari, u takua me të dhe u zhduk para syve të saj, bashkë me gjësendet që kishte vjedhur.

Sipas këtij raportimi, vjedhja dyshohet se është kryer rreth orës 07:00 të mëngjesit, kur personi i dyshuar ishte futur në banesën e ministres dhe ua vuri syrin gjësendeve me vlerë e dokumenteve të Hajdarit.

Hajni arriti të vjedhë stoli në vlerë prej 2500 eurove, dokumente personale që përfshijnë kartela bankare dhe ato të MINT-it.

Deri më tani, nuk ka pasur ndonjë sqarim nga MINT-i apo vetë ministrja.

Shpërndaje në: