Sipas Hysenit, Kurti dëshiron kontroll në qeverinë maqedonase

Sipas Hysenit, Kurti dëshiron kontroll në qeverinë maqedonase

Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë të enjten në T7, se është herët të dihet nëse “Kurti ka fituar ose humbur nga zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut”.

Sipas tij, Kurti nuk e ka pasur të domosdoshme që opozita shqiptare të dilte para Frontit Evropian, por sipas tij Kurti synon që të ketë kontroll në qeverinë e ardhshme të Maqedonisë së Veriut.

Kjo sipas Hysenit që në një moment Kurti të jetë faktor stabiliteti respektivisht destabiliteti para faktorit ndërkombëtar.

“Kurti nuk është duke e bërë garën e vet ku me çdo kusht duhesh me dalë i pari. Kurti e ka të rëndësishme që në qeverinë e ardhshme me qenë faktor stabilili respektivisht destabiliteti, që i bjen me pas mundësi që me hy koalicion me VRMO në mënyrë që në një moment para faktorit ndërkombëtar me qenë mundësi që me i displinu ata”, ka thënë Hyseni.

Shpërndaje në: