Sir Alex u dëgjua duke i thënë Khabibit ‘duhet ta startosh gjithmonë lojtarin më të mirë’, pas barazimit me Evertonin

Sir Alex u dëgjua duke i thënë Khabibit ‘duhet ta startosh gjithmonë lojtarin më të mirë’, pas barazimit me Evertonin

Sir Alex Ferguson i ka thënë ish-luftëtarit të UFC-së, Khabib Nurmagomedov se Ole Gunnar Solskjaeri është dashur ta inkuadronte nga fillimi Cristiano Ronaldon në barazimin 1-1 me Evertonin, të shtunën.

Solskjaer, i cili bëri pesë zëvendësime në skuadër pas fitores dramatike kundër Villarrealit në mesjavë, filloi me Ronaldon dhe Paul Pogban në bankën rezervë, për të nxitur kritika nga ish-trajneri Sir Alex, transmeton Periskopi.

Pavarësisht se po avanconte 1-0 kundër ‘Toffees’, Unitedi eventualisht barazoi 1-1, falë një goli nga Andros Townsend, me Ronaldon që u inkuadrua në minutën e 57-të nga banka rezervë.

Ferguson u pa duke diskutuar ndeshjen me ish-kampionin e UFC-së në ‘Old Trafford’, dhe derisa Khabibi lavdëroi të rinjtë e Unitedit, Ferguson u duk se nuk u pajtua me taktikat e Solskjaerit për ta lënë Ronaldon në bankën rezervë.

Duke folur me ish-trajnerin e Unitedit, Khabib tha: ”Këta djelmosha të rinj kundër një skuadraje të mirë, ata u munduan të tregojnë paraqitjen më të mirë.”

Ferguson u përgjigj: ”Natyrisht. Por gjithashtu mendoj se kur e panë se Ronaldo nuk po luante.”

Khabib: ”Po, por ai u inkuadrua në pjesën e dytë.”

Ferguson: ”E di, por ti duhet të startosh gjithmonë lojtarin më të mirë.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: