Siria feston një vjetorin e rrëzimit të Assadit
Mijëra njerëz dolën në rrugët e qytetit qendror sirian të Hama-s për të shënuar përvjetorin e dëbimit të forcave besnike ndaj Bashar al-Assad-it.
Më 5 dhjetor 2024, rebelët e udhëhequr nga presidenti aktual sirian Ahmed al-Sharaa morën kontrollin e Hamës, që ishte përparimi i tyre i dytë në një ofensivë të shpejtë kundër kryeqytetit.
Disa ditë më vonë, ata pushtuan Damaskun, duke i dhënë fund sundimit 24-vjeçar të al-Assadit dhe dinastisë së familjes së tij, ndërsa ai iku në Rusi.
Pamjet tregojnë festime dhe njerëz që valëvisin flamuj.
Rënia e Al-Assad mbart një peshë të veçantë në Hama, e cila pësoi një shtypje brutale në vitin 1982 nën drejtimin e babait të tij, ish-presidentit Hafez al-Assad.
Në shtypjen e kryengritjes, forcat qeveritare rrethuan dhe bombarduan qytetin, duke mbledhur dhe qëlluar burra dhe djem të rinj.
Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut vlerëson se u vranë midis 30,000 dhe 40,000 njerëz, përfshirë familje të tëra.
View this post on Instagram
Udhëheqësi i ri i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, i cili dikur drejtoi degën e al-Kaedas në Siri dhe më pas grupin e shkëputur Hayat Tahrir al-Sham, ka bërë një kthesë të habitshme që kur mori pushtetin në vend, duke rivendosur kryesisht statusin ndërkombëtar të Sirisë dhe duke siguruar lehtësim të rëndësishëm të sanksioneve, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Në shtator, ai u bë udhëheqësi i parë sirian që iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në gjashtë dekada./Periskopi/



