Situatë e tensionuar në Veri: Njësia Speciale përdor gaz lotsjellës, bien sirenat

Situatë e tensionuar në Veri: Njësia Speciale përdor gaz lotsjellës, bien sirenat

Njësia Speciale e Kosovës, ka përdorur gaz lotsjellës në aksionin që aktualisht është duke u zhvilluar në Mitrovicën e Veriut, dhe disa qindra qytetarë kanë bllokuar disa rrugëtë qytetit. Sipas informacioneve jozyrtare, një bastisje e ngjashme po zhvillohet në Zveçan.

Sipas “Kosovo Online”, Njësia Speciale e Kosovës hyri në njërën nga barnatoret e qytetit ku po kontrollon dokumentet doganore për blerjen e ilaçeve, dhe sipas dëshmitarëve okularë, ata gjithashtu hynë në disa dyqane, përcjell Periskopi.

Me sa duket, është një “aksion për të parandaluar kontrabandën e mallrave”.

Njerëzit u mblodhën nga kjo ndërhyrje policore në Veri dhe situata duket të jetë e tensionuar.

 

Shpërndaje në: