S’ka dialog të nivelit tjetër, pala serbe e quan lojë të Hashim Thaçit

S’ka dialog të nivelit tjetër, pala serbe e quan lojë të Hashim Thaçit

Megjithatë, pala serbe nuk e sheh si të besueshëm këtë opsion.

“Edhe pse në Kosovë ka kohë që përmendet mundësia që presidenti Hashim Thaçi të përfshihet në dialog, ose edhe ta marrë udhëheqjen e dialogut me Serbisë, pala serbe vlerëson se ky opsion është pak i besueshëm”, thuhet nga “Blic”, transmeton Koha.net.

Burime të kësaj gazetë brenda Qeverisë së Serbisë thonë se kjo është një “lojë” e Prishtinës dhe “s’ka lidhje me realitetin”.

“Më shumë merren me formën, sesa me përmbajtjen, kurse esenca e gjithë kësaj qëndron se shumë gjëra të arritura në Bruksel nuk po zbatohen, në rend të parë themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Me siguri ata po tentojnë t’ia hedhin fajin Serbisë, që ta paraqesin si përgjegjëse për ngecje”, citohet të ketë thënë burimi i “Blic”-it, duke potencuar se serbët nuk kanë asnjë informacion për kërkesën që të ndryshohet formati i dialogut.

Më tej gazeta shkruan se dialogu mund të mos vazhdojë deri në themelimin e qeverisë së re, nëse Kosova shkon në zgjedhje. Për këtë citojnë edhe Kadri Veselin, në intervistën e dhënë në “Kohën Ditore” se mund të ketë zgjedhje të parakohshme

Shpërndaje në: