‘S’ka nevojë për frikë. Shqiptaro-amerikanët kanë kontakte me Presidentin Trump!’
Ai ka rrëfyer për lobimin e shqiptarëve për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës si dhe atë se sa janë falënderues shqiptarët e Ballkanit ndaj atyre që ndihmuan.
Gjithashtu Markola ka folur edhe për zgjedhjen president të Donald Trump si dhe atë se nëse ka shqiptar që janë pjesë e rrethit të tij.
“Nuk ka nevojë për frikë ndaj Administrimit te Presidentit Trump. Demokracia e ShBA-ve është më e madhe se një person dhe kontrollet dhe balancet janë në vend të duhur. Amerika qëndron për vlerat e mëdha demokratike në gjithë botën” ka thënë ndër të tjera Markola.
Duke e ditur se pa lobimin e Diasporës dhe Shqipërisë Kosova do ta kishte të vështirë ta arrij pavarësinë. A mendoni se shqiptarët ballkanas janë mjaftueshëm falënderues ndaj atyre që lobuan?
Markola: Sipas mendimit tim pa rolin e diasporës Kosova do ta kishte shumë të vështirë të bëhej shtet i pavarur dhe të arrinte të mirat që i ka arritur deri më tash. Unë besoj se shqiptarët e dijë rëndësinë e diasporës dhe ne përgjithësi janë falënderues. Ajo se a janë mjaftueshëm falënderues apo jo, është gjë diskutabile…. Megjithëse nuk do të përbënte ndonjë ndryshim edhe po të ishin më shumë falënderues se që janë apo e kundërta. Kjo gjë vetëm sa na përçan neve, gjë që është e kundërta e asaj për çka ne në të vërtetë kemi nevojë. Ne duhet të jemi të bashkuar, pa marr parasysh vendit ku ndodhemi fizikisht, ne Ballkan apo të shpërndarë nëpër botë. Për mendimin tim, për ne më e rëndësishme është të gjejmë mënyra të ndryshme për të punuar bashkë. Ne duhet të mundohemi t`i largojmë elementet shkatërruese në shoqërinë tonë, siç janë: ekstremizmi i çfarëdo lloji, udhëheqja joefektive apo personat e korruptuar në pozita të larta.
Cili është mendimi juaj për shqiptarët në Amerikë : pasi të njihet Kosova si shtet , a mendoni se shqiptarët e Amerikës do të vazhdojnë të përcjellin zhvillimet në Ballkan?
Markola: Komuniteti i shqiptarëve në Amerikë është duke u transformuar. Gjeneratat e reja janë duke u zhvilluar, bëhet fjalë për fëmijët e shqiptarëve që kanë emigruar në SHBA pas rënies së komunizmit. Gjeneratat e reja punojnë shumë për edukimin dhe karrierën e tyre në SHBA dhe shumica e tyre janë duke ja dalur shumë mirë. Besoj se disa prej tyre akoma vazhdojnë të monitorojnë nga afër zhvillimet në Ballkan, përderisa një përqindje e madhe tyre e sidomos gjeneratat e reja kanë filluar të tregojnë më pak interesim për vendlindjen e të parëve të tyre. Gjeneratat e vjetra del se janë më të interesuar për zhvillimet në Ballkan se sa gjeneratat e reja. Për gjeneratat e reja mund të themi gjithashtu se janë të diskurajuar dhe demoralizuar me absurditetin e liderëve politikë në Ballkan dhe me nivelet e korrupsionit.
Si është gjendja aktuale e organizatave rreth “Albanian Lobby” për lobimin e shqipëtarëve në ShBA?
Markola: Sipas mendimit tim “Albanian Lobby” ne ShBA është copëtuar. Në nivelin institucional ekzistojnë disa organizata që bëjnë punën e njëjtë, mirëpo nuk ka një organizatë të vetme e cila përfaqëson të gjithë. Sikur të bëhej një organizatë më e mirë për lobimin e shqiptareve të gjithë do të dilnim përfitues. Sidoqoftë, diaspora ne Amerike në përgjithësi ka ndikim të madh në qeverinë e ShBA-se, ngase një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve në Amerikë kanë krijuar lidhje të forta në një periudhë të gjatë kohore me politikanë të fuqishëm.
Në kohën e Ibrahim Rugovës, shqiptarët në Amerikë kishin një organizatë dy partiake. Ju i keni mbështetur që të dyja palët dhe mbajtur kontaktet si me Republikanët ashtu edhe me Demokratët. A ka pësuar kjo situatë ndryshim gjatë këtyre viteve?
Markola: Unë besoj se tash organizata është më e copëtuar se që ka qenë, sidoqoftë mënyra më e mirë dhe e vetme për të ecur përpara është rruga dypartiake. Çfarëdo lloj rruge tjetër do të rezultonte në zhgënjim.
Demokrati Bill Clinton na ka ndihmuar shumë gjatë çlirimit dhe George Bush Junior ndihmoi që Kosova të fitojë pavarësinë. A pajtoheni me këtë pohim?
Markola: Të dyja pohimet janë të sakta për mendimin tim. Sidoqoftë, një kontekst me i plotë duhet të përshtatet. Sistemi i ShBA-se ka kontrolle te shkëlqyera dhe të balancuara, që do të thotë se sistemi është. më i madh se çdo individ. Presidentët Clinton dhe Bush kanë pasur mbështetje nga të dyja partitë për aksionet e marruara.. Dikush mund të thotë se Kosova i detyrohet Presidentit Clinton për çlirim dhe Presidentit Bush për pavarësi mirëpo një pohim më i saktë do të ishte sikur të themi se Kosova i detyrohet të dy presidentëve të lartpërmendur, të dyja partive politike ne ShBA, dhe me më së shumti i detyrohet qytetarëve Amerikan të cilët i kanë votuar këta politikanë. Të dy presidentët meritojnë falënderimet më të veçanta si dhe shtetasit Amerikan
Vërehet një lloj frike tek shqiptarët e Ballkanit duke ju referuar administrimit të ri nga Presidenti Trump. Edi Rama se fundmi e ka kritikuar publikisht Trumpin, ne CNN. Hashim Thaçi ka folur për Hillary Clinton dhe po ashtu kundër Trumpit. Serbët janë të bindur se Trump do t`i ndihmojë ata. Çfarë mendoni në lidhje me këtë?
Markola: Nuk ka nevojë për frikë ndaj Administrimit te Presidentit Trump. Demokracia e ShBA-ve është më e madhe se një person dhe kontrollet dhe balancet janë në vend të duhur. Amerika qëndron për vlerat e mëdha demokratike në gjithë botën. Kjo është arsyeja që ne Amerikë haset demokracia më e sakta dhe më e avancuara. Vlerat e mëdha demokratike amerikane nuk janë produkt i një partie apo personi. Është produkt i sistemit i cili ështe fener i dritës dhe shpresës ne botë. Kurdo që të shfaqet ndonjë padrejtësi apo trazirë në botë, këta të përvuajtur i drejtohen vetëm amerikanëve për ndihmë. Dhe kjo do të vazhdojë nën cilindo administrim që ShBA-te do te jenë, duke e përfshirë edhe administrimin aktual, Shqiptarët nuk guxojnë t`ia kenë friken Presidentit Trump ata duhet ta përkrahin dhe mbështesin atë. Ai përfaqëson zyrën më me ndikim në të gjithë botën. Është e rëndësishme që njerëzit t`i lënë anash idetë e gabuara në lidhje me Trumpin dhe të mbështesin fuqishëm zyrën e tij. Pavarësisht retorikës së zgjedhjeve ne ShBA, nëse administrimi aktual me politikat e veta arrin sukses në stimulimin dhe rritjen e ekonomisë së ShBA-ve, e gjithë bota do të përfitonte, duke përfshirë edhe Kosovën. Paratë e dërguara nga jashtë, unë besoj që akoma janë çelësin i ekonomisë dhe ekzistencës ne Kosovë. Thënë ndryshe, një numër i madh i shqiptarëve që dërgojnë të ardhura në familjet e tyre në Ballkan do të ishin të gatshëm të dërgonin edhe më shumë. Me forcën e dollarit… Nga ekonomia e fuqishme amerikane përfiton e gjithë bota, në vend se të jetë e kundërta. Thënia se kur Amerika teshtin, pjesën tjetër të botës e kap gripi, është ende valide..
Mbajtja e anëve politike nga politikanët shqiptarë dhe fakti që e kanë shprehur atë haptazi është shumë naive. Nga ana e liderëve politikë shqiptarë nuk shihet të ketë ndonjë përfitim te konsiderueshëm që të shprehin preferencat e tyre. Do të ishte më mirë që kohën dhe përkushtimin e tyre ta fokusonin në rritjen e marrëdhënieve politike me presidentin e ri te përzgjedhur, në vend të komenteve të panevojshme gjatë zgjedhjeve. Disa personalitete mund të diskutojnë dhe çështjen e përzierjes të një udhëheqje në procesin e zgjedhjeve të një shteti tjetër demokratik.
Për të gjithë ata serbë që mendojnë se presidenti i ri Trump mund t’i ndihmojë në të ardhmen mund të konkludoj se lojërat sportive tanimë fitohen nga ekipe që vetëm flasin dhe analizojnë ekipet tjera, përkundrazi ato fitohen nga ekipet që shikojnë punën e tyre dhe luajnë fuqishëm.
A kanë kontakte të mirëfillta organizata “Albanian Lobby” me presidentin Trump dhe rrethin e tij
Markola: Besoj që shqiptaro-amerikanët kanë kontakte të mira me presidentin Trump.
Ministri i mbrojtjes të SHBA-ve, Gjenerali Mattis, ka shtuar që SHBA-të do të përkrahin krijimin e Ushtrisë së Kosovës… mendoni se do të realizohet së shpejti?
Markola: Unë besoj që administrata e SHBA-ve është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në botë, gjithashtu mbështetjen e shteteve fqinje. Paqja dhe stabiliteti në Ballkan gjithashtu janë të rëndësishme dhe nuk ka asnjë arsye të mendohet se administrimi aktual nuk do t`i kushtojë rëndësi gjetjes së alternativave të ndryshme të cilat sigurojnë paqe dhe stabilitet në rajon.
A mundet lobimi i shqiptarëve të ndihmojë në krijimin e lidhjeve me administratën e Donald Trump-it?
Markola: Besoj që po. Shqiptarët amerikan kanë qenë çdo herë të gatshëm të ndihmojnë vendlindjen e tyre dhe besoj që ata janë mëse të gatshëm të ndihmojnë edhe tash. Shumë prej tyre kanë dhënë shumëçka për vendin e tyre e disa nga ta kanë dhënë gjithë çka kanë pasur. Bota po kalon nëpër ndryshime te mëdha. Popullata e gjithë botës me rreth 7 bilion njerëz pritet të rritet në 11 bilion deri në fund të këtij shekulli. Nëse Kosova dhe Shqipëria duan të përballojnë stuhitë që priten të vijnë dhe të sigurojnë jetëgjatësinë e popullit tonë, atëherë duhen ndërmarr një mori hapash në këtë aspekt. Ne duhet të ndryshojmë mentalitetin e të ndenjurit në pritje që të tjerët të vijnë nga jashtë e të na i rregullojnë punët e shtëpisë sonë. Është koha që këtë ta bëjmë vetë. Është koha që të fokusohemi në rritjen e ekonomisë së brendshme, në sigurimin e vendeve të reja të punës, të ju mundësohet njerëzve që të kenë ushqim në tryezat e tyre dhe të sigurohet shkollimi adekuat për fëmijët. Është koha që të gjithë të punojmë së bashku…. Elementet e ekstremizmit duhet të përjashtohen; korrupsioni të eliminohet. Të gjithë duhet të punojmë se bashku të nxjerrim në pah anëtarët më të mirë dhe më të ndritur te diasporës të cilët do të bëjnë ndryshimin në shtëpitë tona. Të huajt nuk na duan më shumë se ne që e duam vetveten.



