S’kalon komisioni i propozuar për të mundësuar votim të fshehtë për kryeparlamentarin, ndërpritet seanca
Në tentativën e nëntë, ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi.
Mënyra e procedimit ndryshoi çuditërisht për dallim nga herat e tjera, ku kryesuesi i Kuvendit që është nga radhët e VV’së, Avni Dehari, ndryshoi mënyrën e votimit për kryeparlamentar.
Kuvendi dështoi të formojë komision për votimin e fshehtë për kryeparlamentar, ku nuk pati vota të mjaftueshme për të proceduar tutje.
Partitë ish-opozitare deklaruan se kjo është një shkelje arbitrare që nuk ka ndodhur në Kuvend më parë.
Kësisoj seanca u ndërprit për të vazhduar pas 48 orësh./Periskopi/
Dehari propozon “votim të fshehtë” për kryetarin e Kuvendit



